Nuk panë detajin qesharak, fotoja më e bukur e dasmës bëhet virale

Si gjithë të tjerët, 25-vjeçari Kevin Kennedy Ryan postoi në Twitter një foto nga dasma e tij për të festuar përvjetorin e tretë. Zakonisht, fotot e dasmave marrin ca pëlqime, ca komente, por jo fotoja e Ryan. Fotoja e tij ra në sy dhe vodhi vëmendjen e të gjithëve në Twitter, e më pas në Instagram.

Ryan dhe gruaja e tij, Jess Ryan-Smith, sapo ishin martuar, kur motra e Ryan, Grace ra me fytyrë pas tyre.

Pasi postoi foton, të gjithë donin të dinin më shumë detaje nga ajo ditë. Ryan shpjegoi se motrës së tij “i ra të fikët fiks në momentin kur juristi tha mund ta puthni nusen.” S’ishte aspak e planifikuar dhe fotoja u shkrep në sekondin e duhur. Një moment më vonë, gjithë dasmorët iu mblodhën mbi kokë të sëmurës.

Gjithashtu, Ryan shtoi se Grace ra me fytyrë prej të nxehtit dhe jo sepse ishte shumë e emocionuar për dasmën.

“Motra ishte shumë mirë,” thotë Ryan për The Independent . “E ngritëm, ishte pak e trullosur, kështu që e lamë ulur me një gotë në dorë gjatë gjithë pjesës tjetër të ceremonisë. U puthëm dhe një herë për herë të parë dhe pjesa tjetër e mbrëmjes vazhdoi si normalisht.”

Kur fotografi i çiftit, Sean Cook, po editonte fotot, vuri re se kishte fotografuar momentin ekzakt të rënies së Grace. Ai i shkruajti çiftit dhe i pyeti nëse e donin foton në paketë.

“Kur hapa emailin e Sean, s’vura re asgjë që s’shkonte me foton,” thotë Ryan. “M’u duk një foto normale e puthjes sonë të parë. Kur pashë këmbët e motrës në dysheme, fillova të qeshja e s’pushoja dot.”

Biem dakord që është fotoja më interesante e dasmës, në jetë të jetëve. Printojeni, futeni në kornizë dhe vareni!


Shtuar 20.02.2020 15:11