114 mijë paund, djali i Tom Doshit nget të njëjtën makinë si të Cristiano Ronaldos (FOTO LAJM)

Fenomeni i fëmijët e pasur të Instagramit, tashmë nuk është vetëm një trend i huaj, por ndodh edhe në Shqipëri.

Fëmijë baballarësh të pasur që “reklamojnë” jetën e tyre luksoze në llogaritë e Instagramit. Nuk mund të mos ta tërheqin vëmendjen edhe djemtë e deputetit Tom Doshi, të cilët bëjnë një jetë “përrallore”.

James dhe Marcos quhen të rinjtë, të cilët pasionin pas makinave të shtrenjta e tregojnë në çdo postim në Instagram, shkruan Albeu.com.

Së fundmi Marcos ka publikuar në Instagram makinë të tipit Mercedes G-Class 63.

Të njëjtën makinë e pamë vetëm para disa ditësh të qarkullonte në rrjet pasi Georgina ja dhuroi Cristiano Ronaldos për ditëlindje.

Kjo makinë kap shumën e 114 mijë paund dhe duket se Tom Doshi nuk kursehet apak kur vjen puna te djemtë e tij./albeu.com


Shtuar 19.02.2020 09:42