Edhe pse njerëzit po përpiqen të qëndrojnë në shtëpi pa lëvizur për shkak të koronavirusit, ka nga ata që përfitojnë nga situatat e tilla.
Mësohet se një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Finiq. Mësohet se kanë qenë tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e Jorgo Fanit, 65 vjeç.
Pasi kanë dhunuar çiftin e bashkëshortëve dhe kanë kthyer përmbys shtëpinë, i kanë lidhur bashkëshortët dhe më pas janë larguar duke marrë një shumë parash dhe euro, në total rreth 2 milionë të vjetra.
Çifti ka arritur të zgjidhet pas rreth 2 orësh dhe më pas lajmëruan policinë për ngjarjen.
Blutë e qytetit morën deshminë e çiftit. Ata kanë treguar se autorët flisnin shqip dhe pak greqisht. Policia ka shoqëruar dy persona, ndërkohë që vijojnë hetimet.