Juventusi po kalon një vit të komplikuar. Pas dominimit për një dekadë në futbollin italian, Juventusi këtë edicion nuk do ta ketë të lehtë aspak triumfin në Serien A.
Andrea Agnelli, presidenti i ekipit, ka vendosur të marrë frenat në një situatë të ndërlikuar nëpër të cilën po kalon skuadra.
Krerët e skuadrës janë të pakënaqur me paraqitjet e gjashtë lojtarëve, të cilët nëse nuk këndellen, mund të jenë në listën e largimeve në verë.
Miralem Pjaniqi, Blaise Matuidi, Federico Bernardeschi, Douglas Costa, Alex Sandro dhe Gonzalo Higuaíni janë futbollistët që s’po bindin aspak trajnerin Sarri dhe drejtuesit e skuadrës./