Dita e sotme është shumë e dhimbshme për Kosovën pasi bëhen tetë vjet nga tragjedia e Restelicës ku si pasojë e rënies së ortekut të borës kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familje.
Amsera Reka, e cila atë ditë humbi dy prindërit dhe vëllanë dyvjeçar, u shpëtua nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, pasi hoxha i fshatit, Shaban Haxhi, insistoi që kjo familje kishte katër anëtarë dhe po dëgjonte një zë fëmije që ishte ende gjallë nën gërmadha.
Të lidhura
None found
Edhe pse me mjete primitive, Haxhi dëgjoi zëri e Amserës. Ai iu kishte shpjeguar pjesëtarëve të FSK-së se nga po vinte zëri, e pas largimit të gurëve të fundit dhe betoneve, 6-vjeçarja u nxor e gjallë.
Nëna e saj e kishte kapur në gji vajzën dhe pllaka e betonit nuk kishte arritur ta godiste, në këtë mënyrë ajo kishte shpëtuar. Haxhi kishte thënë atëherë se kishte dëgjuar zërin e vajzës përmes një gypi. Amsera momentalisht jeton në Itali te disa të afërm të saj. Deh sot mbushen tetë vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit.
