“Ta numërova në lule të ballit”, gruaja rrëfen tmerrin teksa u përball me hajdutin në dhomën e gjumit

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit u plagos me armë në këmbë Rexhep Terziu, nga një 27 vjeçar që tentoi të grabiste banesën e tij.

Bashkëshortja e tij, Kimete Tereziu rrëfen se me agresorin u përball te dhoma e gjumit.

“U futa brenda dhe u tmerrova. Ai ishte i maskuar, kishte ne koke nje corape te zeze dhe ne dore mbante pistolete. Ça ben ketu i thash, mbylle gojen me tha se ta numerova ne lule te ballit. Me
shtyu dhe doli perjashte me shpejtesi. Mua me ra si te fiket. U tremba me shume per femijet pasi ishin neper kembe, nderkohe ai qellonte me arme. Ca te them, jemi te tmerruar. Perjetuam tmerr me sy, nuk di cfare te them me shume. Shpetuam mrekullisht”,- tha Kimetja, për Panoramën.

Ndërkohë babai i të plagosurit rrëfeu: “Kimetja bertiti. Nderkohe, ai doli meshpejtesi nga shtepia. Rexhepi i doli ne njeren ane ndersa nipi ne anen tjeter qe ta neutralizonin. Por sapo i afroheshin ata, ai qellonte. Qelloi kater here. Nje plumb mbertheu Rexhepin ne kembe. E la te plagosur.”


Shtuar 11.02.2020 14:09