Ka vetëm 48 orë kohë, pse OFL përmendi emrin e Suel Çelës

Operacioni Forca e Ligjit ka vënë në dispozicion plot 48 orë që Suel Çelës të deklarojë se pasuria e tij është vënë në mënyrë ligjore.

Suel Çelën ështënjë emër i njohur i akuzuar si njëri nga protagonistët e 18 shtatorit 2017 në qytetin e Elbasanit.

I akuzuar si fillim për vrasje të oficerëve të policisë të ngelur në tentativë, Suel Çela u konsiderua i pafajshëm edhe për veprën e kundërshtimit të forcave të policisë.

Gjykata tha gjatë vendimit se prokuroria e krimeve të rënda nuk arriti të vërtetojë me prova përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen e tregut agroushqimor.

Prova e gjetur në automjetin audi që shfaqet edhe në kamerat e sigurisë nuk tregon nëse në momentin e ngjarjes ka qenë apo jo i pranishëm Suel Çela argumentoi më tej gjykata aso kohe.

Kujtojmë se ditën e sotme, OFL nxorri dhe emrin e Plarent Dervishajn, i cili ka po të njëjtin afat kohe me Çelën.


Shtuar 6.02.2020 11:33