Heq dorë nga tipat muskulozë! Xhensila Pere: Zgjedh burrin që nden edhe rrobat

Xhensila Pere u bë e famshme në Shqipëri, fillimisht kur ishte pjesë e “Big Brother Albania”, dhe më pas për shkak të transparencës që ajo shfaqi që prej pjesëmarrjes në këtë ‘reality shoë’.

Ndonëse bukuroshja është komentuar shpesh për jetën e saj private, duket se gjërat kanë ndryshuar pas kaq kohësh.

E ftuar në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon dhe e pyetur nga ajo nëse do të zgjidhte një burrë që nden rrobat apo një burrë tërheqës që merret me sport, Pere është përgjigjur mjaft e sigurt.

Ajo ka pohuar se para 10 vitesh do të zgjidhte mashkullin që vraponte, ndërsa tani atë që nden rrobat pasi duhet që të dy t’i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit.


Shtuar 5.02.2020 21:42