Kryesia e LDK-së diskuton për ministrat

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, është duke zhvilluar mbledhje në selinë qendrore të saj në Prishtinë.

Aktualisht janë duke u diskutuar emrat e ministrave të cilët do ta përbëjnë Qeverinë e ardhshme.

Ajo çka dihet deri tani është se kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së, nuk do të jenë ministra. Gjithashtu Klan Kosova merr vesh që të paktën një grua pritet të jetë ministre nga radhët e LDK-së.

LDK e VV arritën përfundimisht sot marrëveshjen e tyre për koalicion bashkëqeverisës.

Në adresimin për media, krerët të dy subjekteve bënë të ditur se ky koalicion do të ketë 15 ministri.


Shtuar 2.02.2020 14:02