KORONAVIRUSI/ Shënohet viktima e parë në Filipine

Virusi vdekjeprurës tashmë ka dalë jashtë Kinës. Së fundmi, është rregjistruar dhe viktima e parë në Filipine.

Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Shëndetit në Filipine ku thuhet se viktima është një burrë 44-vjeçar kinez nga qyteti Uhan, ku u zbulua për herë të parë virusi.

44-vjeçari kishte udhëtuar nga Uhan në Filipine përmes Hong Kongut, me një grua 38-vjeçare kineze, e cila gjithashtu ka rezultuar pozitive për virusin. Zyrtarët thanë se 44-vjeçari kinez ishte pranuar në një spital në kryeqytet, në Filipine, dhe më pas zhvilloi një pneumoni të rëndë.

Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur në shpërthimi i virusit deri më tani, shumica dërrmuese nga Hubei dhe më shumë se 14,000 njerëz janë infektuar.

SHBA, Australia dhe një numër në rritje i vendeve të tjera kanë ndaluar ardhjen e të huajve nga Kina dhe po kërkojnë që shtetasit e tyre të kalojnë në karantinë.

Numri i rasteve të koronavirusëve në të gjithë botën ka kapërcyer atë të epidemisë së ngjashme Sars, e cila u përhap në shumë vende të botës në vitin 2003, por shkalla e vdekshmërisë së virusit të ri është shumë më e ulët.


Shtuar 2.02.2020 07:37