Ditën e djeshme shkoi në 64 numri i të prekurve nga Covid-19 në vendin tonë teksa fatmirësisht nuk kemi humbje të tjera jetësh.
Në një kohë kur e gjithë bota po përballet me këtë pandemi, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lajmëroi se 3000 infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë, do t’i bashkohen stafit mjekësor, për të shërbyer në sistemin e shëndetësisë në këtë periudhë të vështirë të përhapjes së koronavirusit.
Mesazhi i Manastirliut:
🔴#COVID-19
Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit🙌🏼
3️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentëtë #mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate❗️
Me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur #trajnimi i profesionistëve të shëndetit në #Vlorë dhe #Elbasan ✅