Koronavirusi nuk zgjedh më të moshuarit, koronavirusi COVID-19 i prek të gjitha moshat, nga foshnje e deri tek të moshuarit.
Thomas Davies, 27 vjeç nga Penygroes ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Ai sapo ishte bërë baba për herë të dytë 10 ditë më parë.
27-vjeçari shfaqi simptoma si kollë, ethe dhe djersë të ftohta që të premten e kaluar dhe u vetëizolua në shtëpi.
E ëma e tij, Mandy Davies është shprehur për mediat se ai filloi të merrte një herë veten, por u gjet i vdekur nga partnerja e tij Rhiannon Elias në shtëpinë e tyre.
Mamaja e tij, Mandy Davies, në një raportim për mediat ka treguar se fillimisht dukej sikur i biri po e merrte veten. Ai kishte ndjekur këshillat e qeverisë dhe ishte vetëizoluar.
Partnerja e tij ka treguar se ai nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor dhese nuk konsumonte duhan.