Erdhi vera për Roza Latin, moderatorja në karantinë me rroba banjo (FOTO LAJM)

Roza Lati, ashtu si të gjithë qytetarët është vetëizoluar në shtëpinë e saj këto ditë, duke zbatuar rregullat e vendosura për mospërhapjen e mëtejshme të koronavirusit Covid-19. Moderatorja ka postuar sot disa foto nga shtëpia ku shfaqet me rrobabanjo të verdha, flokët e kapur dhe shumë pak makeup.

Nuk mund të mos vihej re fakti që Roza duket në super formë dhe i ka ruajtur linjat edhe gjatë këtyre ditëve në shtëpi.

Moderatorja ka pozuar me qenushen e saj dhe shkruan: “Dita 16 e Karantines. Doli dielli nga ora 12:00 deri ne 14:00… Ne gocat e shpis morem rreze. Roza dhe Çaça Budalaça”.


Shtuar 27.03.2020 08:32