Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, humb jetën e moshuara

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Poloskë të Devollit të Korçës ku si pasojë ka humbur jetën një grua e moshuar.

E moshuara ishte rreth 90 vjeç dhe jetonte e vetme në banesë.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit teksa zjarrfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.


Shtuar 27.03.2020 07:52