Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Është rritur ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 23 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 146.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi, ndërsa gjatë ditës së djeshme hartës i është shtuar Berati, Lezha dhe Hasi.


Shtuar 25.03.2020 10:12