Detajet nga Italia: Bie numri i të infektuarëve, por rriten viktimat

Italia ka shënuar një rënie në numrin e personave të infektuar nga koronavirusi, ndërsa numri i viktimave sot është më i lartë se sa një ditë më parë.

Sipas të dhënave të publikuar nga regjistri i Mbrojtjes Civile në Itali, sot janë konfirmuar 3612 persona pozitiv me koronavirus, nga 3780 që ishin ditën e djeshme.

Ndërkohë viktima janë 743 persona, ndërsa dje humbën jetën 601.

Ndërkohë, është rritur po ashtu edhe numri i personave të shëruar, që ka shkuar në 8,326 persona, ku vetëm sot lanë spitalin 894 italianë, ndërsa dje numri i të shëruarve ishte 408.


Shtuar 24.03.2020 17:30