Shtrirë përtokë me shpresën për ndihmë, pamje të trishta nga spitali në Spanjë (VIDEO)

Pamje të trishta vijnë nga Spanja, e cila deri më tani numëron 1813 viktima dhe 29909 të infektuar.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje brenda një spitali, ku të sëmurët me koronavirus janë të shtrirë përtokë dhe presin që mjekët t’u japin ndihmë. Disa që kanë më shuëm simptoma, janë të shoqëruar nga mjekët, ndërsa në shtretër janë vendosur ata në gjendje më rëndë.

Imazhet u shpërndanë në internet për të sensibilizuar të gjithë ata që nuk i zbatojnë masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.


Shtuar 23.03.2020 10:54