“Bonusi i qirasë një herë i jepet, tre herë jo. Është detyruar që familjarët t’i dërgojë në Itali tek afërmit, pasi nuk ka vend se ku t’i strehojë…”
Kreu i PD-së të Durrësit, Ferdinand Xhaferaj ditën e sotme ka vizituar banesën e një banori të cilën e shkatërroi tërmeti i 26 Nëntorit.
Xhaferaj ka bërë një denoncim duke thënë se banesa e këtij banori është shpallur DS4, ndërsa bonusi i qirasë i është dhënë vetëm një herë.
Banori: Kemi që kur ra tërmeti. Nuk kishim mundësitë ku të rrinim. Vëllai është vetë i pesti tek shtëpia. Unë me nënën. Me gjithë motrën me dy kalamajtë kanë shkuar në Itali se i mori m otra tjetër. Nënë e kam të sëmurë me zemër. E mori motra ta kuroje.
Xhaferaj: Shtëpia DS4. Njëherë jepet bonusi?
Banori: E kalojnë një muaj, ndërsa tre muaj se kalojnë fare. Kam ikur të bashkia kam bërë kërkesë disa herë.
Xhaferaj: E vetmja gjë që bënë është që vodhën paratë për shkolla. Nga tre miliard lekë për një shkollë. Shkolla që inauguroj Edi Rama edhe rrjedhin pasi i inauguroi. Paratë aty janë se janë paratë e botës. Mbas 25 prillit shtëpia do bëhet. Ashtu si duhet bërë.
Nuk je vetëm ti, se po sorollaten shumë nëpër dyert e bashkisë. Tjetri e ka shtëpinë në mes të Durrësi, ai u thotë do ndërtoj në periferi. I ka futur njerëzit në stres është kthyer ne makthin e qytetarëve durrsak”. /albeu.com/