Dajana Shabani: Alesia Bami nuk bën për moderatore (FOTO LAJM)

Në emisionin në Why Not nga Roza Lati dhe Dajana Shabani  janë pyetur nga gazetari se cilin nga personazhet do të sponsorizonin dhe cilin jo për të qenë pjesë e televizionit.

Dajana Shabani u shpreh nuk do të sponsorizonte Alesia Bamin për moderim, pasi mendon se do t’i përshtatej më shumë instagrami si bloggere.

“Më vjen keq, vajzë simpatike, mund të jetë vajzë shumë solare, por nuk mendoj se është për moderim.”

Ndërkohë që Alesia Bami drejton një emision sportiv për momentin. 


Shtuar 29.03.2021 17:05