Klaus Gjasula mund të marrë frymë lirisht. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka rezultuar negativ në testin e bërë për virusin famëkeq Covid-19.
Një javë më parë ishte mbrojtësi i Paderbornit, Luka Kilian, që rezultoi pozitiv me koronavirus dhe në këto kushte, klubi ku luan Gjasula, vendosi që lojtarët dhe të gjithë anëtarët e ekipit t’i nënshtrohen testit.
Lajmin për faktin se testi rezutoi negativ e konfirmoi pak minuta më parë ekskluzivisht për “Panorama Sport” vetë mesfushori shqiptar. “Për fat, analizat kanë dalë mirë. Pra, rezultati ishte negativ. As unë dhe asnjë pjesëtar tjetër i ekipit nuk është i prekur nga koronavirusi. Jam bashkuar me familjen, por sigurisht që duke treguar kujdes, duke qëndruar në shtëpi dhe dalë vetëm për nevoja sa më emergjente”, ka thënë Gjasula për “panoramasport.al”.