Franck Ribery jeton në një nga zonat më të prekura nga epidemia e koronavirus.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, francezi hapi portofolin për t’iu ardhur në ndihmë autoriteteve shëndetësore.
Të lidhura
None found
Ribery ka dhuruar 50 mijë euro për kauzën që është ndërrmarë së fundmi nga klubi i Fiorentinës për të mbledhur 500 mijë euro për mjekët dhe infermierët të cilët ndodhen në vijën e parë të luftës.
I vlerësuar nga tifozët e Fiorentinës për cilësitë e tij në fushën e lojës ish-futbollisti i Bayern Munich do të jetë edhe më i vlerësuar pas këtij gjesti njerëzor.
