Ministria e Shëndetësisë lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë ka lajmëruar se nga sot është vënë në dispozicion të qytetarëve edhe një linjë e gjelbër falas për këshilla dhe pyetje që lidhen me Covid-19.
Linja 0800 40 40 do të jetë në dispozicion të qytetarëve që duan të dinë se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen me mjekun e familjes, por edhe për këshilla se si duhet të sillemi gjatë periudhës së qarkullimit të koronavirusit.
Ky numër do të jetë linjë e dedikuar këshilluese ndërsa numri unik 127 i urgjencës kombëtare do të shërbeje për urgjencat, edhe për ato që lidhen me Covid- 19.