Vittorio Gregotti, një arkitekt italian që dizajnoi stadiumin e Barcelonës për Lojërat Olimpike 1992, ka ndërruar jetë sot për shkak të infektimit nga koronavirusi.
Gregotti vdiq në një spital në Milano pas infeksioni nga COVID-19, raporton ‘Corriere della Sera’.
Gjithashtu, ai ka dizajnuar edhe Teatrin e Operës në Milano, si dhe objekte të tjera të famshme.
Duke i kushtuar tribut, arkitekti tjetër italian, Stefano Boeri, e ka quajtur Gregottin ‘maestro’ të arkitekturës ndërkombëtare.
“Çfarë pikëllimi i madh”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Gruaja e Gregottit, Mariana Mazza është hospitalizuar gjithashtu në Mialno, por ende nuk dihet gjendja e saj.