Policia ka ndaluar aktorin e TV Klan Olsi Bylyku, në një nga postoblloqet e kryeqytetit që janë ngritur pas masave të ndërmarra nga qeveria për frenimin e përhapjes së Koronavirusit.
Olsi kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia, më 8 mars dhe sipas vendimit të qeverisë ai duhej të qëndronte i izoluar në shtëpi për të paktën 14 ditë.
Aktori shqiptar nuk ishte i pajisur as me lejen e posaçme siç ka paralajmëruar policia, duke qenë në kundërshtim të plotë me urdhrat e autoriteteve ligjzbatuese.
Një ditë më parë, Olsi iu bashkua thirrjes “Unë qëndroj në shtëpi” të shumë personazheve të njohur shqiptarë, duke publikuar një video nga shtëpia e tij.
Policia e ka shoqëruar Olsin për në banesë duke i kërkuar marrjen e masave dhe vetëizolim pasi mund të rrezikojë veten dhe personat e tjerë.