Moderatorja Hygerta Sako pësoi një humbje të madhe pak ditë më parë.
Babai i saj u nda nga jeta dhe ishte vetë Hygerta që bëri të ditur lajmin me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Vdekja e të atit i ka shkaktuar shumë dhimbje ish-Missit në Shqipërisë.
Këtë ajo e ka treguar në një postim në Instagram ku shkruan se dashuria baba e bijë nuk ka datë skandence.
“Dje, sot dhe përgjithmonë,”- shkroi Hygerta, ndërsa postimin e shoqëroi me një foto me babain e saj.