ZYRTARE/ UEFA merr vendimin për sfidat Juve-Lyon dhe Man City-Real

Tashmë është zyrtare. Dy sfidat e rëndësishme në program për tu luajtur javën e ardhshme në Champions League, Juventus-Lion dhe Manchester City-Real Madrid janë anuluar.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë UEFA. Shkak i shtyrjes së ndeshjeve të kthimit të 1/8 është bërë futja ne karantinë e dy skuadrave, Juventusit dhe realit të Madridit.

Bardhezinjte janë në panik pasi Daniele Rugani, mbrojtësi i tyre rezutoi pozitiv ne testin ndaj covid-19. Në një kohë që të gjithë lojtarëve dhe stafit do tiu bëhen testet, ekipi është i gjithi vetekarantinuar.

E njëjta situate edhe tek Real Madrid. Një basketbollist i klubit madrilène ka dal pozitiv ne analizën ndaj kësaj semundje. Duke qënë se ekipi I futbollit dhe basketbollit ndajnë të njëjtat ambjente, është marrë masa e menjehershme e karantinës për të dyja ekipet, të futbollit dhe basketbollit.

Deri tani në të vetmet ndeshje për të cilat nuk ka vendim anulimi janë Bayern Chelsea dhe Barcelona Napoli, të dyja sfida që janë të martën e që do të luhen të dyja pa tifozë.


Shtuar 12.03.2020 17:00