Kledi Kadiu nga Italia: Gjithçka do të shkojë mirë në Shqipëri (VIDEO)

Si të gjithë në këto ditë të vështira edhe Kledi Kadiu me familjen po qëndrojnë të “izoluar” në shtëpi.

Në një video në instagram Kledi u bëri thirrje shqiptarëve që të mos përsërisin gabimin e Italisë.

Ai theksoi rëndësinë e të qëndruarit në shtëpi si masë kyçe për të parandaluar koronavirusin.

“Gjithçka do të shkojë mirë edhe në Shqipëri ,izolohuni, ruani veten dhe të dashurit tuaj”, u shpreh Kledi.

Së fundmi, kryeministri i Italisë e shpalli vendin si zonë të kuqe dhe u mor masa “qëndroj në shtëpi” për dy javë. Ky veprim pritet të ulë numrin e të prekurve me koronavirus, i cili për momentin ka shkuar në mbi 10,100 raste.


Shtuar 11.03.2020 13:55