ZYRTARE/ Ndeshja e Europa League, Sevilla – Roma nuk do të luhet

Ndeshja e Europa League mes Sevillas dhe Romës nuk do të luhet. Ekipi i kryeqytetit italian ka bërë të ditur se nuk do të udhëtojë drejt Spanjës.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Romës në Tëitter.

“Roma nuk do të udhëtojë për në Spanjë për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sevillas, për shkak të mungesës së autorizimit nga autoritetet lokale. Më shumë detaje do të njoftohen nga UEFA”, thuhet në komunikatën e Romës.

Ndeshja mes Sevillas dhe Romës ishte paraparë të luhej ditën e enjte.


Shtuar 11.03.2020 12:54