Ndryshojnë prapë temperaturat? Mësoni si do të jetë moti sot

Duke filluar nga dita e Martë priten akoma më shumë orë me diell edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat mesatare dhe hera herës deri të dendura.

Do të ketë edhe reshje shiu të herëpashrshme por lokale dhe në formë pikash.

Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 -1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 2/12°C

Zonat e ulëta 8/16°C

Zonat bregdetare 10/15°C /albeu.com/


Shtuar 10.03.2020 07:16