Meta thirrje Ramës: Jemi në emergjencë, mirëprit e studio të gjitha propozimet

Presidenti Ilir Meta i ka bërë sot thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos i anashkalojë propozimet e bëra për të menaxhuar situatën kur koronavirusi po përhapet ccdo ditë e më shumë edhe në vendin tonë.

Meta shkruan në Facebook se duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, të gjitha idetë jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë.

Thirrja e Metës

“Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë. “, shkroi Meta në Facebook.


Shtuar 19.03.2020 09:28