Kapja e vëllezërve Çala, Sandër Lleshaj ka një mesazh të fortë për krimin

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për arrestimin e dy vëllezërve Klement dhe Eldi Çala të akuzuar për super grabitjen në Rinas duke marrë 4.6 milion euro ku mbeti i vrarë Admir Murataj.

Sipas ministrit kapja e tyre shënon një një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar. Lleshaj thekson se ky arretsim është edhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit.

Reagimi i ministrit Lleshaj

Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar.

Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë.

Kjo goditje është edhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe!

Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme.

Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.


Shtuar 19.03.2020 09:24