Endri Çekiçi për: Jam në pritje të ftesës në kombëtare

Lojtari Endri Çekiçi po kalon një sezon shumë të mirë në kampionatin slloven me Olimpia Lubjanën ku ka shënuar dhe shumë gola.

Ai ishte në një lidhje direkte me studion e Ora Sport në RTV Ora ku është shprehur se pret një ftesë nga trajneri Edi Reja për tu bërë pjesë e kombëtares.

Endri Çekiçi: Sapo erdha nga ndeshja në shtëpi. Fituam me rezultatin 1-0.

Sulçe: Pse nuk shënove?

Çekiçi: Ishte një ndeshje e fortë dhe e rëndësishme. Morëm 3 pikë dhe jemi mirë.

Sulçe: Çfarë ka Edi Reja me ty?

Çekiçi: Nuk e di duhet të pyesësh atë. Dy herët e fundit që isha në listën e të priturve. Nuk kam komunikuar me trajnerin. Jam i fokusuar tek Olimpia.

Çoçlli: Ke kaluar një periudhë jo të mirë para dy vitesh. Çfarë ka ndodhur që je transformuar në një lojtar kaq të mirë?

Çoçlli: Një suport psikologjik që e kam munguar në Kroacinë. Kam gjetur hapësirë në këtë ekip.

Tushi: Te Shpresa ishe dhe kapiten. A e mendon që të takon një ftesë nga kombëtarja?

Çekiçi: Të jem i sinqertë, pres një ftesë për të provuar veten. Pastaj më pëlqen trajneri mua apo jo nuk është në dorën time.

I pyetur nëse ka pasur oferta nga skuadra të tjera gjatë merkatos ai nuk ka preferuar që të zbulojë asnjë emër.

Por Çekiçi nuk nguroi që të shprehë dëshirën e tij për të luajtur në kampionatet elitare.

Sulce: Flitet shumë oferta nga ekipet e huaja. Kush të ka ofruar?

Çekiçi: Tani që është mbyllur afati kalimtar nuk mund të flasë por ka pasur shumë oferta. Mua më pëlqen kampionati spanjoll dhe ai gjerman por duhen marrë shkallët avash avash.


Shtuar 9.03.2020 15:49