Italia e “gjunjëzuar”, shkon në 366 numri i viktimave

366 persona vdekur nga koronavirusi në Itali. Këtë informacion e bëri me dije shefi i Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli.

“Ka shkuar në 366 numri i viktimave nga koronavirusi. Numri i të prekurve nga virusi ka shkuar në 6387”, deklaroi ai.

Angelo Borrelli lajmëroi se numri i të shëruarve nga koronavirusi ka shkuar gjithsej në 622 persona.


Shtuar 8.03.2020 17:47