Pas disa javevë të shtyera për shkak të përhapjes së koronavirusit ne Itali, sot rikthehet të luhet futboll përsëri.
Pas shumë problemeve dhe akuzave drejtuar drejtuesve të Serie A-së, gjatë ditës së sotme do të luhen gjithsej pesë ndeshje, e ku spikat derbi mes Juventusit dhe Interit që do të luhet me fillim nga ora 20:45.
Më poshtë mund ti shihni formacionet e mundshme për këtë ndeshje.
Përpos derbit ndeshjet tjera që do të luhen gjatë ditës së sotme në Serie A janë:
Parma – Spal 12:30
Ac Milan – Genoa 15:00
Sampdoria – Verona 15:00
Udinese – Fiorentina 18:00.
Kujtojmë që të gjitha ndeshjet e sotme në Serie A do të zhvillohen pa praninë e tifozëve./
