Meta nga Shkodra: Kushtetuta është shkruar nga Venecia

Presidenti Ilir Meta tha se nuk mund të komentojë mbi raportin paraprak të Komisionit të Venecias për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pasi mbi të ka pasur konfidencialitet.

Ilir Meta: Nuk e komentoj se mbi dokument kam pasur një konfidencialitet por unë ua kam thënë që më përpara që Kushtetutën tonë, sidomos për Gjykatën Kushtetuese e ka shkruajtur vetë Venecia.

Nga Shkodra, Presidenti tha se kjo çështje prej 115 ditësh i përket drejtësisë dhe është ajo që duhet të vendosë pikat mbi “i” në mënyrë që akush në Shqipëri të mos guxojë të shkelë Kushtetutën.

Ilir Meta: Nuk mendoj se kjo është çështje e Venecias sepse Kushtetutën e Shqipërisë Venecia e ka shkruajtur.

Kjo ka qenë dhe mbetet që prej 115 ditësh çështje e drejtësisë, e hetimit që të bëjë veprimet e duhura që askush në Shqipëri të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin.


Shtuar 7.03.2020 18:46