Presidenti i Partizani, Gazmend Demi ka shprehur ngushëllimin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, Bashkim Finos.Socialisti u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një beteje të gjatë me Covid-19.
Mesazh ngushëllimi i Presidentit Gazment DEMI:
Sot humba Vllain, mikun tim të çmuar në jetën time! Ikja jote më ka lënë një boshllëk të madh në zemrën time. U largua njeriu me të cilin kaloja pjesën më të madhe të ditës bashkë. Do më mungosh pafund.
U prehsh në paqe Vllai im Bashkim Fino