I jepet lamtumira Bashkim Finos (FOTO LAJM)

Në Pallatin e Kongreseve u organizua sot ceremonia e homazheve për nder të ish-kryeministrit dhe deputetit socialist Bashkim Fino.

Deputetë të shumtë ishin të pranishëm në këtë cermonie lamtumire. Kryeministri Edi Rama ishte së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama. Në këtë homazh ishin edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha.

Familja Fino me anë të një njoftimi i ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet që i kanë bërë për ndarjen nga jeta të deputetit socialist dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Po ashtu, familja njofton se ‘pritja për njeriun tonë të dashur për të shprehur ngushëllimet do të mbahet në hotel Sheraton nga e marta 30 Mars deri të enjten 01 Prill, paradite 10:00-13:00 dhe mbas dite 17:00-19:00’.

Shtuar 29.03.2021 02:03