Shqipëria akoma e paprekur nga koronavirusi, dalin rezultatet për 6 testimet e djeshme

Në Shqipëri qeveria vazhdon të deklarojë se asnjë rast nuk ka rezultuar me koronavirus.

Ndërkohë që nga Italia raportohen cdo orë raste të reja me koronavirus, në vendin tonë nuk kemi për fat ende asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht me virusin e frikshëm.virus

Në një deklaratë për mediat, nga mbledhja e Task Forcës, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka theksuar se “Ne deri më tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri”.

“Shqipëria deri më tani nuk ka rast të konfirmuar me koronavirusin e ri edhe pse në vende fqinjë kemi konfirmime të rasteve të reja, Maqedonia ka një rast të izoluar, kurse Kosova, Mali, i Zi, Serbia, Turqia, ende nuk kanë raste të konfirmuar”- tha ajo.

Sipas ministres, në vend janë realizuar 42 testime, të cilat kanë rezultuar negative. “Dje bëmë 6 testime për rastet e dyshuara dhe ato kanë rezultuar negative”- tha ajo.


Shtuar 4.03.2020 08:37