“Kisha rënë në dashuri me të”, babai i 21 vjeçares: Pse i vendose thikën në fyt, kopil

Ditën e djeshme është zhvilluar një tjetër seancë për vrasjen e Eleni Topaloudi nga dy të rinj në Greqi.

E ndjera, u përdhunua dhe u vra më 28 Nëntor 2018 në ishullin e Rodos ndërsa trupi i 21-vjeçares ishte lidhur me litar dhe ishte hedhur në det nga dy të rinjtë.

Njëri nga autorët e dyshuar, shqiptari Aleksandër Luca është shprehur në sallën e gjyqit ku ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës se, kishte rënë në dashuri me Eleni, ndërsa kjo deklaratë ka revoltuar babain e studentes së ndjerë që u nda tragjikisht nga jeta Nëntorin e vitit 2018.

“Atëherë përse ja vendose thikën në fyt, bastard, kopil”, shpërtheu i ati i Elenit..

Gjyqtari që drejtonte seancën i kërkoi babait të Eleni Topaloudit që të dilte nga salla dhe të rivendosej qetësia. Pas largimit të tij, 21-vjeçari shqiptar tha: “Dua të futem 10 metra nën tokë kur dëgjoj këtë njeri të flasë prapa meje, nuk e pranoj bashkëpunimin në vrasje”.

Aleksandër Luca e ka mohuar vazhdimisht vrasjen e studentes, ndërsa ka pranuar se ka qenë i pranishëm ndërsa ka fajësuar shokun e tij grek ndërkohë që tyë njëjtën gjë ka bërë edhe bashkëpunëtori i tij grek Manolis Koukouras, madje ai pretendon se kishte tentuar ta shpëtonte 21-vjeçaren.

Në këtë seancë nuk është marrë një vendim ndërsa e radhës do të jetë më 10 Mars.


Shtuar 4.03.2020 08:39