Uzuni në superformë, shënon sërish në Kroaci

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni ka shënuar golin e 9-të sezonal për skuadrën e tij Lokomotiva e Zagrebit, në kampionatin kroat.

Goli u shënua në minutën e 59-të, këtë të martë në ndeshjen kundër Sllaven Belupo, ndërkohë ky ishte goli i 7-të në kampionat për këtë sezon dhe së bashku me 2 të shënuar në kupë arrin shifrën e 9 golave.

myrto uzuni Uzuni është një ndër të besuarit e Edi Rejës te ekipi kombëtar dhe këto paraqitje të mira nxisin trajnerin e kombëtares për ta aktivizuar dhe më shumë.


Shtuar 3.03.2020 17:55