U fiksuat pas veshjes së Rita Orës? Aurela Gaçe e ka “stiluar” para 19 vitesh të njëjtën (FOTO LAJM)

Rita Ora është një prej artisteve që nuk njihet vetëm për shkak të këngëve të kthyera në hite në të gjithë botën apo talentit në aktrim, por edhe për stilin e veçantë në të veshur.

Provë për këtë të fundit janë fotot në Instagram-in e saj, ku qartësisht mund të dallohet se kengëtares shqiptare i pëlqen të eksperimentojë me veshjet, duke ju përshtatur asaj që është në modë.

Në foton e fundit që Rita ka postuar nga Parisi, e shohim me një veshje që në fakt mund t’ju bëj të pyesni veten “Ku e kam parë më parë, pse nuk më vjen?”

Për t’ju përgjigjur pyetjes së subkoshiencës tuaj, në fakt na ka ndihmuar Vesa Luma, e cila ka bërë pikërisht këtë koment, duke bërë tag Aurela Gaçen dhe duke na kujtuar të gjithëve se në fakt ka qenë ajo e para që është veshur me një stil të tillë, me dy gjysma ngjyrash, shumë vite më parë.

Në vitin 2001, në Festivalin e RTSH-së, Aurela këndonte “Jetoj”, ku u prezantua me një krijim të Rezarta Skifterit, stiluar enkas për t’iu përshtatur këngës. Siç thotë vetë këngëtarja, atëherë ishte sajuar që të dilte me këtë veshje, ndërkohë që sot është kthyer në modë.

Kjo nuk është aspak hera e parë kur vihet re se Aurela në paraqitjet e saj skenike përgjatë viteve ka eksperimentuar me trendet që tani janë të modës. E sado bukur të duket Rita Ora, është 19 vite me vonesë në këtë rast.


Shtuar 3.03.2020 09:45