Lojtarët e Chelsea e kanë parashikuar rezultatin e ndeshjes mes Real Madridit dhe Barcelonës, që u zhvillua të dielën në mbrëmje.
Michu Batshuayi i ndau parashikimet në llogarinë e tij në Instagram para se të fshije postimin. Sidoqoftë, ajo u fotografua shpejt nga fansat dhe u shpërnda në mediat sociale.
Në foto, shihet se si lojtarët Chelseat e parashikuan ndeshjen dhe rezultatin në El Clasico, të cilin Real Madrid e fitoi 2-0.
Batshuayi ishte lojtari i vetëm që e qëlloi atë me rezultat të saktë.
Marcos Alonso, i cili e filloi karrierën e tij në Los Blancos, mendoi se Barcelona do të fitonte 3-0, një parashikim i çuditshëm.
Disa lojtarë të tjerë të Chelsea menduan se skuadra e Lionel Messi do të fitonte, duke përfshirë Pedron, Jorginhon, Ross Barkleyn, Willianin dhe N’Golo Kanten.
Ish mesfushori i Realm Mateo Kovacic priste që skuadra e tij e vjetër të fitonte dhe parashikoi që skuadra e Zinedine Zidanes të fitojë 3-2.
Kepa Arrizabalaga, Mason Mount dhe Callum Hudson-Odoi gjithashtu prognozuan që Los Blancos do të fitonte.