Artan Hoxha flet plot ironi për masakrën në Shkozet: Mos doni t’ju gjejmë dhe vrasësin tani?!

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e dyfishtë me kallashnikov në mes të rrugës në Shkozet.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e sotme.

Ai shkruan me ironi se dy të vrarët u gjetën, si edhe makina e djegur e autorëve, por vrasësit sipas Hoxhës nuk i gjejnë.

Statusi:

Dy te vraret, i gjetem.
Benz-in e djegur te autoreve, e gjetem.
Cfare doni me nga jeta ju?!!!
Mos doni qe te gjejme edhe vrasesit tani?!


Shtuar 2.03.2020 21:00