Pipero jep alarmin: Nesër mund të jetë vonë, koronavirusi mund të zgjasë edhe 4 muaj!

Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se koronavirusi mund të kalojë pas 4 muajsh, por përsëri thotë ai është një hamendësim pasi COVID- 19 ka shumë të panjohura.

Pipero shton se këshillat dhe masat duhet të dëgjohen sot pasi nesër do të jetë shumë vonë dhe Shqipëria në përmasa mund të jetë edhe më keq se Italia.

Po ashtu mjeku thotë se nëse të moshuarit duan të gëzojnë nipërit dhe mbësat atëherë edhe të rinjtë duhet që sot të zbatojnë rregullat sepse nesër do të jetë shumë vonë.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që na kanë mirëkuptuar dhe kam një qortim shumë të madh për ata që nukna kanëdëgjuar dhe nuk po na dëgjojnë. Shumë e rëndësishme ta kuptojnë sot, nesër vonë. Nipërit dhe mbesat nuk do të gëzojnë dot gjyshërit. Nëse duan të gëzojnë niëprit dhe mbesat atëhere të respektojnë këshillat.

Nuk është lojë, është luftë e vërtetë. Pandemi e cila ka shumë të panjohura. Askush nuk e kupton dot. Ka hsumë të panjohura, kudo në Europë dhe në botë është vetëm fillimi”, shprehet mjeku në rubrikën “Opinion”.

Më tej ai tregon se kur më thanë që doli rasti i fundit në Kinë nga spitali thashë duhet kohë që të shihet.

“Unë them në 4 muaj do të kalojë. Ne ende nuk e dimë çdo të ndodhë përtej kësaj pandemie. Ky virus mund të rikthehet prap pas një viti apo pas dy vitesh me ndryshime, me mutacione. Ende nuk kemi asnjë vaksinë apo mjekim antiviral. Sa kohë nuk kemi këto jemi para të panjohurve.

Vaksina dhe medikamenti, e vetma armë që kemi është kujdesi. Kujdesi është më i rëndësishmi. E para nuk sëmuren ata, e dyta nuk sëmuren të tjerët, e treta ka më pak numra të atyre që na vijnë në psital. Shtimi i rasteve në Itali tejkalon çdo masë, kapacitet të mundshëm mjekësor. Ky eklipson mjekësinë dhe ekonominë.

Ju lutem mes jush, nëse qëndrojnë në shtëpi atëherë do e kalojnë mirë këtë situatë. Por nëse jo atëhere përmasat mund të jenë më të mëdha se në Itali pasi ne nuk jemi 60 milionë. Do ishte mirë të ishte bërë dje por më mirë të bëhet sot. Nga sot e tutje them më mirë sot dhe jemi në kohë për të reduktuar numrat”, tha ai.


Shtuar 18.03.2020 17:14