VATRA mbështet protestën e sotme, reagon Meta

Presidenti Meta ka publikuar deklaratën e federatës panshqiptare te Amerikes, VATRA, e cila i ka dalë në mbështetje protestës së sotme.

“Manifestimi i 2 Marsit është fillimi i fundit të një qeverisjeje e cila shpopulloi, varfëroi dhe vrau shpresën e shqiptarëve. Shqiptaro-Amerikanët janë me të ardhmen e Shqipërisë pa kriminelë dhe drogë, por me dinjitet dhe prosperitet“, thuhet ne deklaraten e saj.

Ndërsa Meta e falënderon dhe thotë së “shqiptarët e diasporës, veçanërisht ata në SHBA, në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë”.

POSTIMI I PLOTE

Falenderim të përzemërt për VATRËN, organizatën më të vjetër Panshqiptare në SHBA, të themeluar nga dy korifejtë dhe personalitetet e mëdhaja të kombit tonë, Fan Noli dhe Faik Konica.

Shqiptarët e diasporës, veçanërisht ata në SHBA, në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë! 🇦🇱🤝🇺🇸


Shtuar 2.03.2020 10:20