Për ndarjen e deputetit socialist Bashkim Fino nga jeta, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane e cila me anë të një postimi në Facebook përveçse i ka shprehur ngushëllimet familjes, ka theksuar edhe kontributin që ai ka dhënë për proceset ligjbërëse.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme. Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe”, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës.
Ndërkohë, ndarja nga jeta e politikanit Bashkim Fino ka sjellë reagimin e shumë politikanëve, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mirënjohjet për figurën e ish-kryeministrit dhe politikanit të njohur.
Gjithashtu, është shpallur ditë zie dhe kahet politike kanë pezulluar programin e sotëm elektoral.