Juventus ka anuluar të gjitha seancat stërvitore dhe ka vendosur të gjithë ekipin e tyre nën 23 vjeç në karantinë, pasi ka frikën e koronavirusit.
“Zonja e Vjetër” njoftoi vendimin pasi u zbulua se ekipi i të rinjve luajti me skuadrën e Seria C, Pianese, ku tre lojtarë dhe trajneri i tyre rezultuan pozitiv për virusin.
Raportohet se asnjë lojtar i Juventusit deri tani nuk ka përjetuar ndonjë simptomë të Covid-19.
Por skuadra e të rinjve do të qëndrojë në karantinë deri të paktën 8 mars, teksa edhe stërvitjet e skuadrës së parë të Juventusit janë anuluar.
Pezullimi i seancave stërvitore do të vazhdojë deri në një njoftim të klubit, teksa kujtojmë që u anulua edhe ndeshja e Serie A me Interin.
E gjithë skuadra Pianese është vendosur në izolim pas diagnozës dhe ekipi mjekësor i Juventusit po vëzhgon me vëmendje Ronaldon dhe shokët e tij të ekipit.