Basha krah Metës: Le të mbrojmë kushtetutën!

Lideri i Partisë Demokratike e konsideron detyrë për të dalë bashkë me bashkëqytetarët si qytetar, bashkëshort dhe si prind në protestën e thirrur nga presidenti më dy mars.

Në rrjetin social “Facebook” Basha ka konfirmuar se do ti bashkohet thirrjes së Presidentit, ndërsa u drejtohet qytetarëve që të dalin nesër në orën 17:00 në mbrojte të Kushtetutës.

Statusi:

Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!


Shtuar 1.03.2020 15:47