Në ditën e tretë të Kongresit 3 ditor të zhvilluar nga Partia Socialiste, janë zhvilluar edhe zgjedhjet për Asamblenë e partisë.
Por çuditërisht, në krye është rizgjedhur ish Kryebashkiaku socialist i Durrësit, Vangjush Dako. Një emër mjaft i përfolur në media kohëve të fundit.
Ndërkohë që pjesëmarrja ishte 85.3% dhe votuan gjithsej 1242 delegatë. Vihet re një rritje e përfaqësimit të të vajzave dhe grave në Asamble.
Ashtu në fakt siç kishte kërkuar edhe vetë kryeministri Rama ditën e djeshme gjatë fjalës së tij në Kongres.
