“Të dua shumë”, Rudina surprizon ish-bashkëshortin me urimin për ditëlindje (FOTO LAJM)

Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj nisi në muajin qershor të vitit që lamë pas proçedurat e divorcit me babain e vajzës së saj, Aleksandër Varfaj.

Dyshja u nda me mirëkuptim dhe kanë mbetur miq me njëri-tjetrin, ndërsa pas fillimit të vitit 2020, Rudina bëri publike lidhjen e saj të re me Mark Frrokun.

Pasi ka treguar gjithmonë një marrëdhënie shembull me ish bashkëshortin, edhe sot në ditëlindjen e tij, Rudina nuk mund të mungonte me urimin e saj publikisht.

Me një foto të Aleksit dhe të bijës Rudina shkruan: “Gëzuar ditëlindjen babo! Të dua shumë, Viki. Si dy pika uji”, mbyll urimin moderatorja./albeu.com/


Shtuar 28.04.2020 10:05